Tritoli në biznesin në Tufinë, policia jep detaje: Nga shpërthimi u shkaktuan dëme materiale

Policia e Tiranës ka reaguar lidhur me shpërthimin me tritol të ndodhur gjatë natës në biznesin në Tufinë.

Ngjarja është regjistruar më datë 15.11.2026, rreth orës 23:15, në Tufinë, në një dyqan lulesh.

Biznesi ishte në pronësi të shtetasit Asllan Koçi, ndaj të cilit është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e dyshuar lënde plasëse.

Si pasojë janë shkaktuar dëme të vogla materiale. Grupi hetimor, së bashku me shërbimet e Policisë, po punojnë për sqarimin e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit.



“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×