
Një i ri shqiptar ka mbetur i vrarë gjatë një shkëmbimi zjarri me policinë italiane në zonën e San Pietro di Cavarzere, pranë Venecias.
Ngjarja ndodhi pasditen e së premtes, më 27 nëntor, kur efektivët e Policisë së Shtetit italian, të ardhur nga rajoni i Campania-s, ndërhynë në një banesë të izoluar në zonën rurale për të ekzekutuar dy urdhër-arreste.
Sipas mediave italiane, gjatë ndërhyrjes një grup prej tre personash u përfshi në një përplasje me armë me policinë. Njëri prej personave të kërkuar, shtetas shqiptar, humbi jetën, ndërsa një person tjetër që ndodhej në banesë u arrestua.
Ndërkohë, personi i tretë, i cili ishte gjithashtu në kërkim dhe dyshohet se është i armatosur, arriti të largohej në drejtim të zonave fushore përreth banesës.
Autoritetet italiane kanë nisur një operacion të gjerë për kapjen e tij, me angazhimin e forcave të shumta policore dhe një helikopteri.
Identiteti i shqiptarit të vrarë nuk është bërë ende publik. Gjithashtu, autoritetet po vijojnë hetimet për të përcaktuar dinamikën e plotë të shkëmbimit të zjarrit dhe rrethanat e vdekjes së tij.
Sipas raportimeve, ende nuk është sqaruar se nga kush u qëllua për vdekje i riu shqiptar.
and then