Roma duket se po përgatit një tjetër goditje të madhe në merkato ku pas finalizimit të marrëveshjes për Paolo Dibalën, kryeqytetasit janë vënë pas mesfushorit të PSG-së, Zhorzhinjo Vinaldum.
Sipas raportimeve nga “Tuttomercato.com” në orët e fundit ka pasur kontakte të shtuara mes drejtuesve të Romës dhe agjentit të lojtarit i cili ka dhënë disponiblitetin për këtë transferim, gjë që u pa edhe tek një pëlqim që mesfushori i vendosi një postimi në “Instagram” ku shfaqej Paulo Dibala me fanellën e Romës.
31-vjeçari nuk kaloi një sezon të mirë në Francë pas transferimit me bujë nga Liverpuli dhe do të ishte i gatshëm të provonte një aventurë të re në Itali i joshur dhe nga ideja për të pasur si trajner Zhoze Murinjon.
Arena e Lajmit

Loading…