Kristiano Ronaldo ka kërkuar nga Mançester Junajtid që ta lejojnë të largohet në merkaton e verës, por deri tani ka marrë një përgjigje negative. Lojtari vazhdon të stërvitet në Portugali ky zyrtarisht gjendet “për probleme familjare” dhe shumëkush e sheh këtë si një protestë ndaj vendimit të “djajve të kuq”.
Por Bruno Fernandes, bashkëkombës i tij dhe një nga lojtarët më të afërt te Mançester Junajtid, insiston se përtej asaj që thuhet, Ronaldo ka realisht probleme familjare.
“Qartësisht duhet të respektojmë vendimet e të gjithëve. Nuk e di çfarë i ka thënë Kristiano klubit dhe trajnerit. E vetmja gjë që dimë është që kishte disa probleme në familje, ndaj duhet të respektojmë hapësirën dhe privatësinë, duhet t’i japim kohë.
Ai ishte golashënuesi ynë më i mirë në sezonin e kaluar. Ka shënuar shumë gola për ekipin, nuk më përket mua të marr një vendim, është klubi që duhet ta bëjë dhe Kristiano do të bëjë zgjedhjen e tij. Unë nuk e di çfarë ka në mendje, nëse dëshiron të largohet apo jo. Janë të gjitha zëra, nuk kam pyetur rreth kësaj teme. Kristianon e kam pyetur vetëm çfarë ka ndodhur në familjen e tij dhe më ka shpjeguar situatën. Kjo është gjithçka, asgjë më shumë”, tregoi portugezi.
Arena e Lajmit

Loading…