
Trajneri i Bjellorusisë, Gonçarenko ka ngritur rezerva për gjykimin në përballjen ndaj Shqipërisë, duke lënë të kuptohet se disa episode të ndeshjes mund të jenë interpretuar ndryshe nga arbitri në dëm të skuadrës së tij.
Në deklaratën pas takimit, tekniku bjellorus shpjegoi edhe reagimin e tij gjatë ndeshjes, duke theksuar se ndërhyrja e tij kishte ardhur kryesisht për të mbështetur futbollistët në një moment kur ekipi kishte nevojë për reagim emocional.
“Shiko, reagimi im ishte më shumë nga ajo që kërkonte ekipi. Ndjeja se ata kishin nevojë për mbështetje, një reagim emocionial nga unë në mbështetje të djemve. Sa u përket gabimeve të gjyqtarit, ose më saktësisht jo gabime, por vendime, është e qartë që unë i bëra apel për situata të veçanta.
Dhe ndoshta kishte një interpretim lehtësisht të ndryshëm të disa situatave në lidhje me ne dhe Shqipërinë. Por kjo është situatë me të cilën ne jemi plotësisht të mësuar”, ishin fjalët e trajnerit pas duelit.
and then