
Deputeti i PD Edmond Spaho nga foltorja e parlamentit i është drejtuar ministrit Manja të cilin e ka cilësuar si një “lehës”, ndërsa i ka kërkuar të vendosin një bast së bashku pasi ky i fundit i kërkoi të votojë ligjin për autoritetin e dosjeve.
Spaho iu drejtua Manjës duke i thënë se nesër do të shkojë të tërheqë certifikatën nga Autoriteti i Dosjeve, ndërsa e pyeti nëse do të hiqte dorë nga deputetllëku nëse do ta sillte atë në kuvend.
“Një zotëri i njohur ka ndarë burrat në tri kategori, burra, gjysmë burra, burrëcë dhe lehësa, një ndër ta është edhe Ulsi. Ulsi e bën shumë mirë këtë punë. Le të flasë, e bëri insinuatën që të rrëshkasë e të mos shkojë në gjyq. Aq e ka burrërinë. Unë e kam votuar ligjin që ta dish ti Ulsi për Dosjet edhe në vitin 2008, që ju e hodhët poshtë në Kushtetuese. Atë të votuarën e ligjit tregoja ndonjë tjetri jo mua. Unë kam mbajtur pozicione të ndryshme dhe besoj kam kaluar shkallët e verifikimit. Nuk ka çfarë më nxjerr as ti, as Rama dhe askush. Prandaj them lehës. Përdorni ligjin se keni synim të hidhni baltë mbi njerëzit. Unë të bëj thirrje të më kërkosh falje publike. Ose artikuloje siç duhet ose më kërko falje. Po të jesh burrë vëmë një bast. Nesër do shkoj në Autoritet. Ulsi meqë hiqesh si burrë do e bëjmë kështu. Do kërkoj certifikatën, kur ta sjell këtu a do heqësh dorë nga deputetllëku. A do heqësh dorë meqë qenke kaq i sigurtë?”, u shpreh Spaho nga foltorja.
Gjithashtu Spaho ka njoftuar se ditën e sotme i paraqit Autoritetit të Dosjeve duke kërkuar hetim të thelluar të aktivitetit të tij para vitit 1990 dhe marrjen e dokumentit te pastertise se figures.
Reagimi:
1. Hetim te thelluar te aktivitetit tim para vitit 1990 dhe marrjen e dokumentit te pastertise se figures.
2. Hoqa dore nga verfikimet e mepareshme te cilat jane bere gjate gjithe karrieres sime si politikan dhe kerkova verifikim te ri.
3. Kerkova hetim te pershpejtuar.
Bashkelidhur po publikoj kerkesen dhe formularin qe dorezova ne Autoritetin e Dosjeve.
Qesh mire kush qesh i fundit.
Arena e Lajmit