Mesfushori i Barcelonës refuzon Mançester Junajtidin, por i hap dyert klubit tjetër anglez

Frenki de Jong është lojtari i përzgjedhur për të financuar merkaton e kësaj vere te Barcelona.

FRENKI DE JONG

Edhe pse pas mbërritjes së tij në “Kamp Nou”, holandezi dukej truri i manovrës katalanase dhe etiketohej si i pashitshëm, pas ardhjes së Ksavit në stol shumë gjëra ndryshuan, dhe këtë verë, ish-ylli i Ajaksit duhet të zgjedhë ekipin e ri.

Preferenca e De Jongut është Bajerni i Mynihut, por gjermanët kishin prioritet mbrojtjen dhe shpenzimin e madh prej gati 80 milionësh e bënë për një tjetër holandez, Matajs de Ligtin.

Kështu që hipoteza bavareze duket më shumë se e sfumuar. Skuadra e dytë e interesuar bindshëm për 25-vjeçarin është Mançester Junajtid.

“Djajtë e Kuq” janë gati që të pranojnë çdo kërkesë ekonomike të Barcelonës për ta bërë të vetin, me të dyja klubet që e patën gjetur një bazë akordi për 71.5 milionë sterlina, por edhe pse në “Old Trafford” në stol është Erik ten Hag, ish-trajneri i tij tek Ajaksi, De Jong refuzon kategorikisht.

Në garë për të ka mbetur vetëm Çelsi deri tani, një skuadër që duket se mesfushori është i gatshëm të bisedojë dhe të pranojë transferimin.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×