
Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga zv.kryeministrja Belinda Balluku dhe investitori strategjik kanë ndjekur nga afër investimin që është bërë në Aeroportin “Nënë Tereza”.
Zgjerimi i aeroportit të Rinasit dhe përmirësimi i kushteve nëpër terminale ka ardhur pas rritjes të numrit të pasagjerëve, veçanërisht gjatë periudhës së verës.
Sipas shifrave zyrtare megjithëse për vitin 2022 pritej të kishte 2.9 milionë pasagjerë, vetëm gjatë korrikut terminali u përdor nga 600 mijë pasagjerë dhe deri në dhjetor shifra pritet të jetë 4.9 milionë pasagjerë.