Skandali i korrupsionit/ Nga eksportet te vulat e sigurisë, u filmuan duke marrë ryshfet, doganierët vazhdojnë detyrën të patrazuar, as nga hetimi i prokurorisë

Skerdilajd Palnikaj 770x411

Pavarësisht të denoncimit me zë dhe me figurë të paktën 13 rasteve të pastra të dhënies së ryshfetit në doganiereve në doganën e Durrësit, asnjë prej tyre nuk është pezulluar nga puna, ndërkohë që prokuroria ka nisur procedimin penal duke referuar çështjen në polici, për 12 doganierë të cilët shihen në pamje duke marrë ryshfet.

Madje Drejtoria e Përgjithshme e Doganave nuk ka mbajtur një qëndrim zyrtar pas të gjitha videove të transmetuara.

News24 vërtetoi se përmes një skeme të konsoliduar në dogana është ngritur një rrjet të mirëfilltë i shtrirë në të gjitha strukturat e kësaj administrate fiskale, ku çdo hallkë e sistemit është e lidhur me njëra-tjetrën në funksion të ryshfetit. Në një video duket shefi i turnit te sektori i eksporteve në portin e Durrësit Drini Maxhari, që merr paratë nga subjektet private

Edhe në të paktën dy raste të tjera shefi i turnit te eksportet në doganën e portit të Durrësit Drini Maxhari merr përsëri paratë e ryshfetit.

Në rrjetin e ryshfetit janë dhe të afërmit e drejtuesve më të lartë të qeverisë së rilindjes. Doganieri i kontrollit fizik të importeve në portin e Durrësit, Skerdilajd Palnikaj vëllai i Dritan Palnikaj ish-sekretar i përgjithshëm i ministrisë së brendshme, ish-drejtor i shërbimit të brendshëm të burgjeve dhe aktualisht këshilltar i kryeministrit Rama, siguron subjektin privat pas marrjes së ryshfetit se nuk do ketë pengesa në futjen e mallin në territorin shqiptar.

Po ashtu në skemës së ryshfetit nuk i shpëton as sektori i skanerit, që në fakt duhet të ishte me i sigurti. Ne video faktohet se doganieri i skanerit Elton Hamzai, i cili e orienton subjektin që bën procedurën e skanerit se ku të lejë bakshishin.

Kështu në një material tjetër doganieret i thonë subjektit që ryshfeti i dhënë nuk mjaftohen dhe se duhen para të tjera.

(Ermir Ibro doganier fizik importi dhe Ermir Hazizaj, doganier fizik te importi)

Por skandali thellohet me plumbçet e sigurisë, të cilat kundrejt ryshfetit doganierët i la lënë në dorë subjekteve private, ndërkohë që duhet të vendosen vetëm nga doganierët. Këtu nuk flitet vetëm për kontrabandë, por për shkelje të pastër të sigurisë kombëtare pasi përmes një ngarkesë e pavulosur mund të futen me mijëra mallra të ndaluar, që nga droga, armët dhe paratë e pista, deri tek lëndët radioaktive apo helmuese që mund të përdoren për qëllime terroriste. Në një rast doganieri Ermir Hazizi i sektorit fizik te importet, i jep plumbçen subjektit dhe i merr paratë.

Në çdo video vërtetohet fakti se plumbçet e sigurisë të cilat kanë një tarifë simbolike prej 80 lekësh, jepen kundrejt ryshfetit. Një zyrtari nuk i lejohet asnjëherë të marrë lek cash i veshur me uniforme, pasi duhet me mandat dhe pagesa në bankë.

Në video shihen se subjektet janë të lira të vendosin vete plumbçen e sigurisë si në import ashtu edhe në eksport kundrejt ryshfetit, ndërsa kontrolli fizik nga doganierët nuk ushtrohet.

Pamjet tregojnë pastër se pasi shoferi vendos plumbçen, qytetari shkon te doganieri fizik i eksportit Gentjan Disha dhe i jep paratë. Në një video tjetër doganieri i fizikut te importi, Muharrem Shehu merr ryshfet për plumbçen e sigurisë.

Para këtyre fakteve vetë dogana nuk ka bërë asnjë pezullim punonjësish edhe pse prokuroria ka nisur hetimet. Burime të sigurta brenda doganave thonë se nuk ndërhyhet pasi kemi të bëjmë me një skemë të mirëfilltë në formë organigrame, ku doganierët në terren paguajnë haraçin te shefat e turnit për çdo deklaratë doganore, këta të fundit kalojnë pjesën takuese te drejtorët e degëve, të cilët nga ana tyre duhet të përgjigjen te zyrat qendrore tek drejtoria e përgjithshme e doganave. Kjo skemë nuk funksionin vetëm në portin e Durrësit, por zbatohet në çdo pikë doganore në vend.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×