Zjarri në çatinë e një pallati në Korçë, digjet një kasolle e ndërtuar mbi tarracë

Një incident ka ndodhur pak minuta më parë në lagjen 4 të qytetit të Korçës, ku një kasolle e ndërtuar mbi çatinë e një pallati është përfshirë nga flakët.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e zjarrfikëses, të cilat po ndërhyjnë për lokalizimin dhe fikjen e plotë të zjarrit. Po ashtu, në vendin e ngjarjes ndodhen edhe forcat e Policisë së Shtetit për të menaxhuar situatën dhe për të siguruar zonën.

Deri në këto momente shkaqet e rënies së zjarrit mbeten ende të panjohura, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar. Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave, ndërsa detaje të tjera priten në vijim.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×