Suarez duket se ka marrë vendimin për të ardhmen, uruguaiani drejt një rikthimi të bujshëm te…

Luis Suarez ka përfunduar kontratën me Atletiko Madridin dhe tani është në kërkim të një tjetër eksperience. Ditët e fundit uruguaiani po konsideron një rikthim emocional në atdhe, te Nacional Montevideo, klubi nga ku ka nisur edhe karrierën.

SUAREZ

Ndërsa 35- vjeçari ka takuar presidentin e klubit për të folur për kushtet, një takim që ka rezultuar pozitiv, tifozët e Nacionalit janë përfshirë nga entuziazmi për rikthimin e mundshëm të Luis Suarezit dhe nuk kanë ngurruar ta shprehin këtë qoftë në rrugët e qytetit, qoftë në profilin e sulmuesit.

Një zgjedhje kjo e papritur nga ana e Suarez, i cili në ditët e fundit u përfol lidhur me një transferim të mundshëm te Borusia Dortmund.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×