“Vështirë se luajmë në datën 13 gusht”, kreu i Serisë A lëshon “bombën”: Kampionati mund të shtyhet për shkak të…

Kreu i Serisë A, Lorenco Kazini ka qenë prezent ditën e sotme për të inspektuar ambientet e stadiumit të Udinezes “Dacia Arena” nga ku ka folur për startin e kampionatit i cili është projektuar të nis në datën 13 gusht.

8979

Kazini ka folur lidhur me mundësitë e një shtyrje të mundshme të startit të Serisë A për shkak të temperaturave të larta që do ta bëjnë të vështirë të luhet në atë datë.

“Shqetësimi ynë i parë janë kushtet klimaterike. Vështirë se në 13 gusht mund të luhet në ato temperatura.

Patjetër bëhet fjalë për një sezon të pazakontë edhe për shkak të Botërorit, por ne do të marrim masat e nevojshme për të siguruar shëndetin dhe mirëqenien e të gjithëve.”, u shpreh Lorenco Kazini.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×