Milani pranë goditjes së radhës, vetëm 3 milionë euro i ndajnë kuqezinjtë nga objektivi i merkatos

Edhe vetë Paolo Maldini e konfirmoi se bisedimet me Bryzhin për Sharl de Keteleren shkuan mirë, por tani është momenti vendimtar pasi belgët do të duhet të vendosin. Sipas raportimeve të fundit, thuhet se ata kanë ritheksuar dëshirën për të arkëtuar 35 milionë euro, ndërkohë që oferta e Milanit ka qenë 32 milionë.

de ketelaere

Vështirë se tre milionë euro do të sjellin dështimin e akordit, ndaj optimizmi është në rend të ditës. Të dielën, Bryzhi do të ngrejë siparin e kampionatit dhe qëllimi është që ta bëjnë pa De Keteleren, i cili do të zëvendësohet menjëherë pasi të shitet.

Fundjava duhet të jetë vendimtare në këtë aspekt, me belgun që mund ta nisë javën si lojtar i kampionëve të Italisë. Ndërkohë, edhe Xhesi Marsh, trajneri i Lidsit që pati ofruar 37 milionë euro për De Keteleren, duket i dorëzuar. “Nuk jemi dorëzuar ende për Sharlin, por duket se do të shkojë dikur tjetër, ndaj edhe ne e kemi spostuar vëmendjen në profile të tjera që mund të na bëjnë punë”, tha ai.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×