Kritikoi Barcelonën, Kahn “i tërheq veshin” Nagelsmanit: Nuk është detyra e tij të merret me financat e tyre

Shefi i Bajernit të Mynihut, Oliver Kahn, nuk e ka pritur aspak mirë deklaratën bombë të lëshuar nga trajneri Julian Nagelsman që kritikonte ashpër Barcelonën për merkaton e bërë.

9090--

Nagelsman pati akuzuar Barcelonën duke deklaruar se një klub me aq shumë borxhe po bën çfarë do në merkato, duke afruar lojtarë pa fund, përfshirë edhe Robert Levandovskin. Kjo deklaratë e tij ka sjellë reagimin e shefit të Bajernit, Oliver Kahn, i cili i ka tërhequr veshin trajnerit të ekipit.

“Askush nga ne nuk ka të drejtë të gjykojë për financat e një klubi tjetër. Aq më shumë një trajner. Nuk është detyra e tij të merret me financat e Barcelonës. Ata e dinë vetë se çfarë bëjnë, i dinë më mirë se kushdo llogaritë e tyre”, ka thënë Kahn.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×