Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentis është i njohur për stilin e tij të pazakontë të negocimit të kontratave, me italianin i cili duket të këtë përgatitur diçka speciale dhe për mbrojtësin Kim Min-Jae që pritet të zyrtarizohet në ditët e ardhshme si zëvendësuesi i Kulibalisë.
Sipas mediave italiane kontrata e 25-vjeçarit do të jetë e ndërtuar nga 100 faqe në të cilat do të jenë të përfshira një sërë klauzolash speciale si vonesat në stërvitje dhe llojet e dëmtimeve të ndryshme që lojtari mund të pësojë gjatë kohës që do të qëndroje te Napoli.
Kim Min-Jae duhet ende ta firmosë këtë kontratë, e cila pritet të jetë një dhimbje koke e vërtetë për të dhe agjentët e tij që duhet të shqyrtojnë me vëmendje çdo detaj.
Arena e Lajmit

Loading…