Aleksis Sançez është një nga ata që për shumë kohë është parë si një nga pengesat kryesore për mbërritjen e Dibalës tek Interi, por pavarësisht se argjentinasi nuk mbërriti, kiliani nuk e ka mësuar ende të ardhmen e tij.
33-vjeçari ka një klauzolë që u lejon palëve ta ndërpresin kontratën që skadon vitin e ardhshëm që këtë vit, por nuk është gjetur asnjë akord mbi shumën.
Interi kërkon t’i paguajë 4 milionë euro, sulmuesi do 5 milionë për t’u larguar dhe mbi të gjitha nuk kërkon që të lërë Milanon pa gjetur më parë një tjetër skuadër.
Oferta e fundit që ka mbërritur ka qenë nga arabët e Al Nasri, por qëllimi i Sançezit është të luajë ende në Champions League.
E në këtë kompeticion, edhe nëse qëndron tek Interi, Sançez nuk ka asgjë të sigurt, pasi zikaltrit po planifikojnë ta lënë atë jashtë listës së Champions-it.
Në një repart me Lukakun, Lautaron dhe Xhekon e Korrean është në fakt e pritshme dhe Sançez e di se ky nuk është vetëm një kërcënim merkatoje.
Arena e Lajmit

Loading…