
Të tjera detaje kanë dalë në dritë në lidhje me të kaluarën e shqiptarit të vrarë ditën e djeshme në Greqi, Kreshnik Çerçizaj. Çerçizaj mësohet se është arrestuar disa herë në të shkuarën, ku rasti i parë ka qenë në vitin 2008 për vjedhje dhe trafikim të klandestinëve në bashkëpunim me një shtetas tjetër.
Pas 4 vitesh ai është akuzuar se ka kryer sërish vjedhje, këtë herë në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë ku kanë arritur të marrin një shumë të majme parash nga një biznes në Janinë të Greqisë.
Më tej, në vitin 2013 Çerçizaj ka përfunduar pas hekurave në Kalithea të Athinës me urdhër arresti nga autoritetet shqiptare për “dhënie ndihme për kalim te paligjshëm të kufirit në bashkëpunim me pasojë vdekje”.
Arrestimi i tij i fundit mësohet se ka ndodhur në vitin 2016 ku ai është kapur në Korinth për kultivim të bimëve narkotike, ndërkohë që ishte me masën e detyrimit të paraqitjes dhe ndalimin e daljes nga vendi.