Kur liga profesioniste në Spanjë deklaroi se do të ankohej në gjykatë për kontratën e Kilië Mbapesë me Paris SG-në të gjithë e morën për një çmenduri. Por me sa duket La Liga e ka seriozisht këtë çështje dhe po vijon betejën ligjore.
Sipas agjencisë franceze të lajmeve “AFP”, organizmi i futbollit spanjoll ka kërkuar para gjykatës administrative në Paris anulimin e kontratës që Mbape ka firmosur me kampionët e Francës. Por La Liga nuk është mjaftuar me kaq. Sipas së njëjtës agjenci, La Liga ka kërkuar edhe ngrirjen e llogarive bankare të Paris SG-së nga ana e “DNCG”, institucioni që merret me mbikëqyrjen financiare të klubeve të Ligës franceze.
Gjithsesi, kërkesat e ardhura nga Spanja nuk është se kanë gjetur aprovim në Paris. Gjykata Administrative e Parisit ka refuzuar të pezullojë përkohësisht kërkesën e La Liga-s për përfundimin e rinovimit të kontratës së Kilië Mbapesë dhe bllokimin e llogarive të klubit nga Drejtoria Kombëtare e Kontrollit dhe Menaxhimit, duke e shtyrë për në fund të sezonit!
Arena e Lajmit

Loading…
Loading…