“Trembet” Juventusi, Pol Pogba lë stërvitjen i dëmtuar.
Në seancën e zhvilluar në Kaliforni, blerja e madhe e “Zonjës së Vjetër” është parë duke çaluar dhe po linte fushën e blertë me ndihmën e stafit mjekësor.
Sipas asaj që raporton e përditshmja sportive italiane “La Gazzetta dello Sport”, nuk ka asgjë për tu shqetësuar edhe pse frika ende ekziston për një dëmtim të yllit francez.
Gjatë orëve në vijim mesfushori bardhezi do t’i nënshtrohet vizitave mjekësore për të evidentuar nëse ka pasur thjesht një shqetësim apo një dëmtim të rëndë.
Juventusi ka ende për të zhvilluar edhe dy miqësore të tjera, ndaj Barcelonës dhe ndaj Realit të Madridit, respektivisht më 27 korrik dhe më 31 korrik.
– Arena e Lajmit

Loading…
Loading…