Dhimbja e duarve del në pah gjithmonë kur njeriu ka probleme muskulare.
Duart janë ndër pjesët e trupit që vihen në punë më shumë.
Kjo i bën ato një shënjestër të lehtë të dhimbjes.
Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni më shumë për mënyrat natyrale të shuarjes së dhimbjes së duarve.
Mbajini duart në ujë të ngrohtë për 15 deri në 20 minuta disa herë në ditë.
Uji i ngrohtë përmirëson qarkullimin e gjakut dhe qetëson muskujt nga ku buron dhimbja.
Menjëherë pas nxjerrjes nga uji, thajini duart dhe lyejini me krem që t’i zbusni ato.
Uji është një nga mënyrat më të mira për të përmirësuar qarkullimin e gjakut dhe heqjen e toksinave të akumuluara në muskuj.
Sipas të dhënave nga AgroWeb.org uji hidraton ligamentet dhe lehtëson lëvizshmërinë e duarve.
Në këto raste, rekomandohet të pini 10-12 gota me ujë në ditë që të hidratoheni siç duhet.
Pushimi është një nga mënyrat më të mira për të lehtësuar dhimbjet e duarve.
Mos ushtroni presion ndaj tyre dhe mos bëni asgjë që të shtojë dhimbjet.
Sipas të dhënave të AgroWeb.org kompresat e ftohta janë efikase kundër të gjitha dhimbjeve, përfshirë ato të duarve.
Vendosni kompresa në duar dhe mbajini për 10-15 minuta disa herë në ditë.
Kompresa mund të përgatitet duke vendosur kuba akulli në një qese plastike të cilën mund ta mbështillni me peshqir përpara se ta vendosni mbi zonën e prekur nga dhimbja.
Për të përmirësuar qarkullimin e gjakut, bëni masazh special për duart.
Një masazh i tillë mund të jepet vetëm nga një profesionist, i cili identifikon lehtë burimin e dhimbjes.
Një masazh i tillë duhet bërë një herë në ditë deri sa dhimbja të shuhet.
Nëse dhimbja zgjat shumë ditë, konsultohuni me një mjek profesionist./AgroWeb.org

and then