Protestë kundër përdhunimit të femrave në Ukrainë/ E reja e “gjakosur” ndërpret festivalin e filmit në Francë! Del “topless” në tapetin e kuq

000_32al8hp

Kriza e shkaktuar në Ukrainë është bërë “pjesë” e festivalit ndërkombëtar të filmit në Kanës të Francës.

Një vajzë gjysmë e zhveshur, ku në trupin e saj kishte pikturuar ngjyrat e flamurit të Ukrainës, ndërpreu ceremoninë e tapetit të kuq.

 Vajza ende e paidentifikuar, kishte shkruar në trupin e saj, “Mjaft na përdhunuat”, duke u shfaqur në një formë proteste kundër përdhunimit të femrave ukrainase nga ushtria ruse.

Ndërkohë në pjesën e poshtme, ajo kishte vetëm të mbathurat, ku ishte e lyer me ngjyrë të kuqe duke simbolizuar gjakun.

Pas këtij incidenti, kanë ndërhyrë forcat e sigurisë që e kanë larguar atë nga tapeti i kuq.

 Protesta e shkurtër u zhvillua në premierën botërore të filmit “Tre mijë vite të gjata”.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×