“Shqipëria destinacion i sugjeruar nga media zvicerane”, Zhupa i përgjigjet Kumbaros: Përse nuk folët për shkrimet e huaja kur fadromat u futën në ‘Prestige’!? Keni bërë terror në kulmin e sezonit turistik

Zhupa

Deputetja Ina Zhupa, në fjalën e saj në Kuvend u shpreh se ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro në asnjë pjesë të fjalës së saj nuk mbajti përgjegjësi për keqmenaxhimin e gjatë sezonit turistik

Pjesë nga diskutimi:

Kumbaro: U rritën dhe rezervimet nga Korfuzi. Nga porti i Sarandës kanë ardhur 32 mijë vizitorë. Prenotime në hotelet e Sarandës dhe të Ksamilit janë shumë të larta. Në periudhën korrik-gusht ishin të zëna në masën 100%. Në Sarandë dhe Ksamil ka rreth 900 struktura akomoduese, 25 mijë shtretër. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kemi një rritje të numrit të turistëve. Pas një pauze 3-vjeçare kemi një rikthim të turistëve nordikë. Turistët nga Evropa qendrore, në rang vendi kaloi nga 4-5 herë më shumë. Italianë erdhën 85% më shumë se vitin e kaluar. Interesante është edhe numri i shtuar i italianëve jo vetme në Sarandë, por edhe në qytetin e tjerë. Nga rruga Kardhiq-Delvinë përfitoi edhe Gjirokastra, numri i turistëve u rrit. Këto flukse kanë rikthyer turizmin më të gjallë. Në këtë kontekst, është për tu vlerësuar bashkëpunimi i katër bashkive, çdo turist që vjen në Sarandë, informohet se jo shumë larg detit, ndodhen malet, xhamitë, Syri i Kaltër që tashmë është zgjeruar dhe shumë pika të tjera turistike për tu vizituar.

Zhupa: Kumbaro nuk ka ardhur këtu për të pranuar fajin. Në asnjë pjesë të fjalimit nuk foli për problemet konkrete të Sarandës. Por dua të qëndroj tek ajo që është plagë për të gjithë. Rreth 1400 plazhe janë dhënë private. Siç e thotë edhe kontrolli i Lartë i Shtetit që duhet vendosur një raporti i drejtë mes plazhit publik dhe atij privat dhe të prevalojë interesi publik. Por këtë ju nuk e bëni edhe pse e keni detyrë themelore. Ky është realiteti që ju e dini dhe nuk flisni dot, por vini këtu dhe flisni për disa revista të huaja,. Por pse nuk the për revistat e huaja kur flisnin për fadromat që çuan në ‘Prestigj’ kur turistët hanin mëngjes. përse nuk folët këtu për shkrimet angleze për tragjedinë në Himarë.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×