“Ai është qendërsulmuesi perfekt”, elozhe pa fund për Brojën nga ish-sulmuesi i Anglisë: Çelsi t’i japë shansin se di të shënojë gola

Armando Broja do të mësoje këtë javë fatin e tij, nëse do të vazhdojë të jetë pjesë e Çelsit apo nëse do të kalojë në ndonjë skuadër tjetër. Por çdo ditë e më shumë në Angli shtohen zërat e atyre që insistojnë se Tomas Tuhel duhet t’i besojë sulmuesit të ri shqiptar. Së fundmi, kësaj liste i është shtuar edhe ish-sulmuesi i njohur i Anglisë, Darren Bent, i cili ka thurur elozhe të rralla për Brojën.

broja

“Pse nuk kanë kthyer përsëri Brojën në ekip? Ai është qendërsulmuesi perfekt. Duket sikur duan ta lejojnë të largohet. Por ta provojnë një herë”, u shpreh Bent rreth zgjedhjeve në sulmin e Çelsit teksa analizonte blutë për radion “talkSPORT”. Ish-sulmuesi i njohur, i cili ka shkëlqyer me fanellën e klubeve si Çarlton, Totenhem, Sandërlend dhe Aston Vila, ka besim të plotë te aftësitë para portës së Brojës.

“Nëse ata do të krijojnë raste për të, ai do të shënojë gola, e ka treguar këtë te Sauthempton”, theksoi Bent për djaloshin shqiptar i cili shënoi 6 gola në kampionatin e kaluar, por duke bërë repart thuajse i vetëm në radhët e Sauthempton.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×