Arrihet akordi mes klubeve, sulmuesi i Interit drejt transferimit te skuadra tjetër e Serisë A

Sulmuesi i Interit, Andrea Pinamonti, duket se do të jetë pjesë e Salernitanës sezonin e ardhshëm, me të dyja palët që kanë rënë dakord për transferimit e italianit për shumën e 20 milionë eurove.

pinamonti

23-vjeçari i cili luajti i huazuar me Empolin sezonin që lamë pas, ku shënoi 13 gola, prej kohësh ishte në listën e lojtarëve që nuk bënin pjesë në planet e Inzagit dhe duket se tashmë italiani do të nisë një aventurë të re.

Siç theksojnë mediat italiane, Salernitana ka mundur konkurrencën me Monzën, Atalantën dhe Sasuolon për shërbimet e Pinamontit.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×