“Basha të sqarojë financimet ruse”, Berisha zbut tonet për grupin e Alibeajt?: Janë deputetë të PD!

Berisha 2

Kryetari i PD Sali Berisha deklaroi në emisionin “Opinion” si i njeh si anëtarë të PD të gjithë deputetët e grupit parlamentar, përfshirë edhe ata që nuk e kanë mbështetur gjatë kësaj kohe.

Duke folur për negociatat mes dy grupeve brenda PD mbi çështjen e zgjedhjeve lokale, Berisha tha se po njëlloj njeh edhe zotin Basha, por më parë ai duhet të sqarojë çështjen e financimeve ruse.

Pjesë nga intervista

Berisha: Në negociata i njoh si  anëtarë të PD, si deputetë të PD. Për PD ata janë anëtarë dhe deputetë të PD.

Fevziu: Përfshirë zotin Basha ?

Berisha: Zoti Basha pa dyshim është, por ai është i akuzuar për një aferë që tani dueht ta sqarojë. Ai ka deklaruar mbrapa që kurrë nuk është e vërtetë, por kjo nuk i merret parasysh nëse nuk tregon dhe nuk fakton se paratë i ka marr nga X person që s’ka asnjë lidhje nga burimet ruse.

Fevziu: E njëjta gjë që Basha bëri me ju, që s’mund të jeni anëtarë të PD, derisa të sqarohëeni.

Berisha: Ky është një provblem shumë i madh sepse kemi të bëjmë me një moment tmerrësisht problematik. Është jashtë çdo imagjinate që të pranoheshin para ruse.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×