Napoli me “muskuj”, projekti Champions kalon nga Broja dhe surpriza e Serisë A

Ishte një herë Napoli i “shtatshkurtërve” plot dashuri nga Mauricio Sarri. Kush nuk e di, por së shpejti do të jetë Napoli i muskujve dhe shtatlartëve i Luçiano Spaletit. Të gjitha revolucionet kanë nevojë për kohë, dhe nuk mund të habitemi që këtë verë klubi të përshëndetet me Insinjen, për të mbyllur kapitullin e 91 pikëve.

broja

Kjo skuadër ishte krijuar për të prodhuar një lojë me mbajtje topi, me Mertensin në qendër, ndërkohë që tani po shkohet në një drejtim tjetër, më preciz, edhe sepse futbolli në Champions League nuk ka lëshime dhe kërkon një strukturë fizike adekuate.

Napoli i Spaletit është skuadra më vertikale në Serinë A sezonin e fundit, me Osimhen në qendër që ka shënuar shumë herë me një lojë komplet ndryshe nga ajo që aplikohej më parë. Tani për të vulosur më shumë këtë projekt taktik, me apo nigerianin në sulm, zgjedhjet e presidencës do të ndikojnë shumë.

Kërkohet një stabilitet në ekip dhe këtë e ka treguar edhe Anguesa, që ka luajtur i huazuar nga Fulhem. Ja përse Napoli kërkon që të nisë nga ai duke paguar 15 milionë euro klubit anglez.

TENTATIVAT

Vitin që vjen kontrata e Fabian Ruizit mbaron dhe me shumë mundësi do të lërë klubin, ndërkohë Napoli ka në mendje një mesfushor që shtyn më shumë, si tipi i Antoni Barak i Veronës, që këtë sezon i ka me shifra golat e shënuar, por edhe në tri sezonet e fundit ka shënuar minimalisht 10 gola në Serinë A.

Sigurisht që për “mezzalan” e Veronës do të duheshin jo më pak se 20 milionë euro, por marrëdhëniet e drejtorëve të të dyja klubeve janë konsoliduar, kjo u pa edhe me mbrojtësin Amir Rrahmani, një tjetër “kolos” i sjellë në repartin e mbrojtjes. Ndërkohë që duhet edhe një tjetër mbrojtës qendror dhe synimet janë dy, Bednarek(189cm) i Sauthemptonit dhe Kim(191cm) i Fenerbahçes.

BOMBERI I REJËS

Duke e thjeshtuar dhe në pritje të rinovimit të Kulibalit, po merret seriozisht në konsideratë kandidatura e Armando Brojës, sulmuesit me dy pasaporta, shqiptare dhe angleze, që Çelsi ia ka huazuar Sauthemptonit. Jo një golashënues race, të paktën deri tani, por një qendërsulmues potent 191 cm, me aftësi teknike të rëndësishme dhe lëvizje mashtruese të shpejta.

Në Viteshe, Holandë, ka bërë shumë mirë, këtë vit në Premier Ligë ka luajtur me një vazhdueshmëri dhe mbi të gjitha ka një “sponsor” të jashtëzakonshëm, Edi Rejën, aktualisht trajner i Shqipërisë, që ka surprizuar me rezultatet e fundit. “I vjetri Reja, i njeh mirë qendërsulmuesit dhe nuk është rastësi që në drejtimin e tij Zalajeta ka shënuar rekordin personal të golave në Serinë A”, shkruan “Gazzeta dello Sport”.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×