Dje e përjashtoi nga stërvitja, Spaleti rigjen paqen me yllin e Napolit

Kthehet qetësia në radhët e klubit të Napolit, një ditë pasi një zënkë në stërvitje kishet sjellë një vendim të papritur nga Luçiano Spaleti. Trajneri vendosi të përjashtonte nga stërvitja në mënyrë publike Viktor Osimhen, pasi ky i fundit po e tepronte me ankesat e tij për një faull.

osimhen spaleti

Situata në fjalë u pasqyrua gjerësisht në mediat italiane e ndërkombëtare, duke u interpretuar edhe si një sinjal krisje mes të dyve dhe një shtysë për sulmuesin që të largohet nga Napoli meqë ka kërkesa të shumta për të. Por sot gjithçka ka kthyer qetësinë, pasi duket se Spaleti dhe Osimhen kanë bërë paqe.

Të dy dukeshin në humor të mirë gjatë seancës së sotme stërvitore dhe në fundin e saj, ishte Spaleti ai që i dha dorën të ngrihej sulmuesit të ulur në fushë duke e shtyrë që të shkonte e firmoste autografe për tifozët. Një gjest që është interpretuar si paqe mes të dyve dhe ka marrë duartrokitjet e shumta të tifozëve të pranishëm në seancën stërvitore të Napolit.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×