Futbolli italian është i bekuar me prezantuese femra mahnitëse. Dileta Leota ka shkëlqyer te “Dazn”, duke mbuluar Serinë A. Por një tjetër emër i ri ka dalë së fundmi.

Në Napoli, është Floriana Mesina ajo që po rrit temperaturat si mikpritëse e “Tutti in Campo” në “Canale 9”, duke raportuar për Serinë A dhe ka fituar pseudonimin “Kim Kardashian i Vezuvit”.

Mesina, 33 vjeçe, së pari ra në sy të shikuesve televizivë italianë kur u shfaq në “Big Brother” në atdheun e saj në vitin 2011. Atëherë ajo ishte thjesht një studente me aspirata për famë dhe pasuri. Ajo është gjysmë kolumbiane dhe gjysmë italiane e një mbështetëse e zjarrtë e Napolit. Pa dyshim, ajo do të ishte shumë e zhgënjyer nga shitja e Kalidu Kulibalit nga klubi.

Edhe pse “Instagram”-i i saj është privat, ajo ka grumbulluar pothuajse 790 mijë ndjekës. Madje, e përjavshmja e thashethemeve “Chi” e quajti atë “Ëndrra erotike e tifozëve dhe futbollistëve të Napolit”



Arena e Lajmit
and then