“S’e lejojmë shembjen”, IKMT dhe Policia zbarkon në pallatin pranë shkollës Petro Nini Luarasi, banorët refuzojnë të dalin nga banesat

F984375a B865 4293 9c01 3927ba9d8801

IKMT ka zbarkuar sot në një pallat në kryeqytet, i cili thuhet se do të shembet pasi pretendohet se është dëmtuar nga tërmeti i 2019-ës.

Banorët nga ana tjetër refuzojnë që të lënë banesat e tyre. Bëhet fjalë për 10 familje që jetojnë në një pallat 2-katësh në rrugën Margarita Tutulani, pranë shkollës Petro Nini Luarasi. Nga ana tjetër, gazetari Mario Merhori tha live për News24, duke iu referuar dëshmisë së banorëve, se ata kanë fituar një gjyq.

Po ashtu pohojnë se dëmet në pallat janë të riparueshme. Në vendin e ngjarjes ndodhet forca të shumta policore, ndërsa ka pasur dhe përplasje me banorët, të cilët refuzojnë të lënë banesat, ndërkohë që mes tyre ka dhe persona të sëmurë.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×