Juventusi ka marrë lajmin më të keq të mundshëm nga stafi mjekësor i skuadrës sa i përket dëmtimit që pësoi Pol Pogba në stërvitje. Vetë bardhezinjtë kanë konfirmuar se francezi ka dëmtuar meniskun gjatë stërvitjes të cilën e la në mes dhe doli i mbajtur nga mjekët e skuadrës.

“Si pasojë e dhimbjeve në gjurin e djathtë, Pol Pogba i është nënshtruar kontrolleve më të hollësishme radiologjike të cilat kanë evidentuar një dëmtim të meniskut të jashtëm. Në orët në vijim ai do t’i nënshtrohet një konsulence ortopedike të specializuar. Si rrjedhojë nuk do të marrë pjesë në udhëtimin në Dallas, në mënyrë që të vazhdojë të kurohet”, shkruhej në njoftimin e Juventusit.
Mediat italiane spekulojnë se ky dëmtim do të lërë Pogba për disa javë larg fushave të lojës dhe si rrjedhojë, ai rrezikon të humbasë startin e kampionatit, duke filluar nga ndeshja e parë e Juventusit kundër Sasuolos në Torino më 15 gusht.
Arena e Lajmit
and then