“Qëllimi ynë, rezultat të jashtëzakonshëm në zgjedhjet vendore”, Meta: Do kontribuojmë për një fitore të opozitës në shkallë kombëtare

Meta Ilir43444

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta deklaroi sot se qëllimi kryesor i kësaj force është të arrijë rezultat të jashtëzakonshëm në zgjedhjet vendore.

Ai tha se deri në fund të muajit përmbyllet dhe procesi për konstituimin e forumeve të Partisë së Lirisë.

“Kemi këtë proces dhe njëkohësisht në fund të këtij muaji përmbyllim dhe konventën e Partisë së Lirisë që të konstituohen dhe forumet e zgjedhura dhe gjithë funksionet e tjera drejtuese në PL. Kemi nisur dhe procesin e përgatitjes për zgjedhjet vendore, ku ne prioritet të jashtëzakonshëm i japim rikthimit të opozitës në këshillat lokale, në parlamentet vendore ku sot nuk ekziston fare dhe kemi një qëllim që Partia e Lirisë të shënojë një rezultat të jashtëzakonshëm në këto zgjedhje, sidomos në këto këshilla, ashtu si do kontribuojmë për një fitore të opozitës në shkallë kombëtare sa i takon kryetarëve të bashkive”, deklaroi Meta.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×