EKSKLUZIVE/ Firmosën me lojtarin e Polonisë, zbulohet paga që do të përfitojë mesfushori me Laçin

Laçi bën “bingo” për qendrën e mesfushës, aty ku trajneri Shpëtim Duro ka më shumë nevojë për përforcime.

ARIEL BORISYUK 1

“Panorama Sport”zbuloi dje se drejtuesit kurbinas pritën në aeroportin “Nënë Tereza” 30- vjeçarin polak Ariel Borisyuk, i cili është pa diskutim një prej lojtarëve me CV-në më të pasur që ka ardhur ndonjëherë në klubin bardhezi.

Mesfushori ka një të kaluar në skuadra elitare, si Legia e Varshavës në Poloni dhe Kajzerslauterni në Bundesligën gjermane, ndërsa për një periudhë të shkurtër ka qenë edhe te QPR (Kuins Park Rejnxhërs) në Angli.

Borisyuk numëron 12 ndeshje zyrtare me kombëtaren e Polonisë në vitet 2010-2016. Ai ka debutuar me fanellën e kombit të tij që 19 vjeç. Mesfushori ka qenë në sezonin 2021-2022 pjesë e klubit indian Chenaiyin, që aktualisht drejtohet nga ish-trajneri i Vllaznisë, Tomas Brdariç.

Mediat polake kanë shkruar dje se transferimi i Borisyukut te Laçi mund të quhet i pazakontë, edhe pse gjatë karrierës së tij lojtari ka befasuar me lëvizjet e shpeshta.

Vetëm tri vite më parë ai luajti për pak kohë edhe në Moldavi me kampionët e Sherif Tiraspolit.

Polaku është një lojtar me shumë eksperiencë dhe përveçse luan si mesfushor shkatërrues, mund të përshtatet shumë mirë edhe në qendër të mbrojtjes.

Natyrisht që kjo është një lëvizje e rëndësishme për Laçin, që tregon se po përforcohet për të bërë realitet ëndrrën e titullit kampion, të cilit i ka shkuar shumë afër në vitet e fundit.

Ndërkohë, vlen të theksohet se Borisyuk vjen te Laçi pasi ka disa muaj pa aktivitet.

Në të dhënat zyrtare konfirmohet se ndeshja e tij e fundit me fanellën e skuadrës indiane, Chenaiyin, ka qenë më 20 shkurt të këtij viti.

Praktikisht, polaku ka rreth 5 muaj që nuk aktivizohet në asnjë skuadër dhe nuk dihet se cila është gjendja fizike e tij.

Klubi i Laçit do të zyrtarizojë transferimin pasi të bëjë edhe më parë testet mjekësore në një nga klinikat e kryeqytetit.

ARIEL BORISYUK

Gjithsesi, palët kanë rënë dakord përfundimisht dhe mesfushori pritet të jetë një nga lojtarët më të paguar në skuadër.

Gazeta mëson se rroga e tij mund të jetë 8 mijë euro në muaj, një shifër që te Laçi jepet për herë të parë, edhe pse mendohet se në këtë nivel është edhe sulmuesi Guindo, për të cilin ka oferta dhe mund të shitet pas Kupave të Europës.

Arena e Lajmit

LEXO EDHE: 

EKSKLUZIVE/ Zbarkon përforcimi i bujshëm i Laçit, firmos futbollisti i kombëtares së Polonisë


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×