Tensione në burgun e Pizës, të dënuarit i vënë flakën, shqiptarët përleshën me të burgosur nga Magrebi

Itali

Përleshje dhe dhuna ka pasur në burgun Don Bosco në Pizë. Mediat italiane shkruajnë se të dënuarit që ndodheshin në katin e  dytë, nisën të protestonin për probleme shëndetësore.

Gjatë protestave kanë i kanë vënë zjarrin në disa zona të burgut duke shkaktuar frikë e panik. Tensionet u kthyen në përleshje mes të burgosurve shqiptarë, kundër të burgosurve të Magrebi.

Sekretari i Përgjithshëm i Sindikatës së Pavarur të Policisë, Donato Cappe ka thënë se u desh një ndërhyrje urgjente dhe e strukturuar për të kthyer normalitetin në burg.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×