VIDEO/ “Çfarë ndodh në Vegas…”, presidenti i Barcelonës filmohet duke vallëzuar me një të panjohur në mes të rrugës

“Çfarë ndodh në Vegas, mbetet ne Vegas”. Kjo është një nga shprehjet më të famshme për qytetin e Las Vegasit të njohur për kazinotë, por edhe argëtimin e jetën e natës. Pak ditë më parë vetë presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, tallej me madrilenët me një parullë të tijën që i drejtohej kundërshtarëve para “El Clasico” që u zhvillua pikërisht në këtë qytet.

lap[orta

Por duket se Laporta e ka marrë si të mirëqenë këtë shprehje, teksa është filmuar në rrugët e Las Vegasit duke vallëzuar me një grua që sipas asaj që raportohet në mediat ndërkombëtare, ishte një kalimtare e rastit.

Laporta shihet teksa vallëzon i shkujdesur në rrugë para një skene të improvizuar, pa u shqetësuar nga kalimtarët e tjerë vërdallë, shumë prej të cilëve me siguri nuk e dinin që ai ishte presidenti i një prej klubeve të futbollit më të njohur në botë.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×