“Lësho kafen e ikni, mos na çani dërrasat”, qytetari denoncon më zë e figurë policin, i kërkon ryshfet për të “kaluar mirë” Vitin e Ri

Polici

Një video e publikuar nga “Infrared”, zbulon një skandal me zë dhe figurë se si një efektiv policie, në hyrje të qytetit të Fierit, e kërcënon qytetarin me një gjobë të majme.

Më pas ai i kërkon lënien e “kafes” që mos të marrë gjobën. Ngjarja ka ndodhur ditën e mërkurë, në datë 21 dhjetor, rreth orës 16 e 40′ ndërkohë që qytetari që ka denoncuar pranë “Infrared” se efektivi i policisë vazhdimisht ka këmbëngulur që të merrte shumën prej 2000 lekësh të reja edhe pse nuk kishte shkelje, prandaj kjo ka qenë dhe arsyeja pse dhe e ka filmuar.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×