E papritur në Serinë A! Titullari i mbrojtjes së Atalantës rezulton pozitiv ndaj dopingut

Seria A goditet nga dopingu dhe në një nga klubet i cili ka qenë surprizë në vitet e fundit në këtë kampionat. Kontrollet surprizë në klubin e Atalantës kanë bërë që nga testet të dalë një lojtar pozitiv, qendërmbrojtësi titullar Hoze Luis Palomino.

palomino

Mbrojtësi argjentinas, një emër i pazëvendësueshëm në prapavijë për trajnerin Gasperini, ka rezultuar pozitiv ndaj një substance e cila dihet se ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në paraqitjet sportive, nandrolon.

Kontrolli është kryer nga antidopingu në Itali i cili e ka raportuar në gjykatën sportive përkatëse që ka pezulluar menjëherë mbrojtësin titullar të Atalantës. Tani pritet që të kryhet prova B për të apeluar vendimin, përndryshe Palomino rrezikon 2 vite pezullim nga të gjithë aktivitetet sportive, që do të ishte një goditje shumë e rëndë për bergamaskët.

Arena e Lajmit

 


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×