Ishte në gjyq bashkë me kolegë demokratë, Salianji: S’ka presion! Prania e deputetëve të PD, inkurajim për drejtësinë

Salianji 1

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka komentuar praninë e kolegëve të tij demokratë në seancën gjyqësore për çështjen ‘Babalja’.

Ai tha se prania e tyre nuk ishte për t’i bërë presion drejtësisë, por për të inkurajuar këto institucione.

“Për të gjithë ata që thonë se e quajnë presion pjesëmarrjen e deputeteve të opozitës nuk është presion, por inkurajim për drejtësinë.

S’ka asgjë tjetër opozita përveç fjalës. Maxhorancat dhe qeveritë bëjnë presione, ashtu si ka ndodhur në këtë rast”, tha Salianji.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×