Tirana është nisur ndaj Bosnjës me qëllimin për të tentuar gjithçka për gjithçka përballë Zrinjskit vendas. Ekipi i drejtuar nga Orges Shehi është mundur në ndeshjen e parë në Tiranë, , por shpreson që të përmbysë gjithçka në transfertë dhe të kalojë në turin e tretë, ku nga sot di edhe emrin e kundërshtarit potencial.

Shorti i këtij turi vendosi fituesin e çiftit Tirana-Zrinjski përballë atij Tobol-Linkoln Red Imps dhe ndeshjet e këtij të fundit kanë përfunduar në favor të skuadrës kazake. Kampionia e Kazakistanit, e cila u eliminua në turin e parë të Ligës së Kampioneve nga Ferencvaroshi, mundi në të dy ndeshjet skuadrën nga Gjibraltari.
Në ndeshjen e parë në Kazakistan, Tobol fitoi 2-0 me golat e Zhaksilikov dhe Tomasheviç, ndërsa në sfidën e dytë në transfertë, fitoi sot me rezultatin 1-0 falë golit të Toshiç. Nëse Tirana përmbys Zrinjskin, duhet të mendojë për transfertën në Kazakistan, pasi luan atje ndeshjen e parë në turin e tretë.
Arena e Lajmit
and then