Ëndrra “Champions League” për luksemburgasit e Dudelanzh është shuar mbrëmjen e sotme. Skuadra që eliminoi Tiranën në raundin e parë dhe triumfoi me rezultatin 0-1 në ndeshjen e vajtjes ndaj armenëve të Pyunik Jerevan, u turpërua mbrëmjen e sotme në shtëpi, teksa u mposht me rezultatin 1-4, duke u eliminuar kështu në raundin e dytë.

Edhe pse kaluan të parët në avantazh me anë të Hasan në minutën e 21-të, Duedalanzh, u përmbys nga skuadra armene, që shënoi plot 4 gola. Fillimisht ishte Zhuninjo që në minutën e 24 vendosi baraspeshën. Në minutën e 54-t, ishte Juriçiç, që përmbysi rezultatin, teksa Otubanjo shënoi të tretin në të 76-tën. Për të vulosur këtë triumf madhështor mendoi Juriçiç në të 85-tën, që kompletoi dopietën personale.
Vlen të theksohet fakti se në turin e tretë të Champions-it, skuadra e Pyunik do të përballet me serbët e Crvena Zvezdës.
FT: DUDELANZH – PYUNIK JEREVAN 1-4
GOLI I DUDELANZH:
GOLI I PARË I PYUNIK:
GOLI I DYTË I PYUNIK:
GOLI I TRETË I PYUNIK:
GOLI I KATËR I PYUNIK:
Arena e Lajmit
and then