EKSKLUZIVE/ “Sytë” në Korçë, Dinamo shënjestron futbollistin e Skënderbeut

Prej emërimit të trajnerit Nevil Dede dhe nisjes së fazës përgatitore më 11 korrik, Dinamo nuk ka bërë më asnjë zyrtarizim në faqen e saj.

ERLIS FRASHERI

Mungojnë njoftimet zyrtare për afrimet e Dajës, Markut, Diksonit dhe Fetajt, por edhe për largimet e Maliqit, Demirit apo shitjen e Çinedusë.

E megjithatë, puna për merkaton vazhdon.

FRASHËRI – Emri i fundit që ka dalë në skenë është ai i Erlis Frashërit.

Burime pranë bluve bëjnë me dije për “Panorama Sport” se futbollisti i Skënderbeut është në shënjestrën e Dinamos.

Për krahun e djathtë të mbrojtjes, pas largimit të Siljanovskit dhe Maliqit, drejtuesit kanë afruar së fundi Patrik Fetajn e Besëlidhjes, por, me sa duket, ata duan të dublojnë çdo rol, për të pasur sa më shumë siguri për objektivin e kthimit në Superiore.

Korçari mund të japë më shumë garanci në këtë pozicion.

Megjithatë, mbetet të shihet nëse kjo lëvizje do të realizohet në ditët në vazhdim, pasi 34-vjeçari ka kontratë me Skënderbeun.

Erlis Frashëri ka një karrierë të pasur. Përveç Skënderbeut, ai ka luajtur edhe për Teutën, Besën, Partizanin, Luftëtarin, Kamzën dhe Korabin në futbollin shqiptar, kurse në Kosovë ka luajtur për Gjilanin dhe Drenicën.

MBROJTJA – Sa i takon repartit të mbrojtjes, Dinamo ka afruar deri tani disa lojtarë. Dikson Eçe Idakvo dhe Aurel Marku i janë bashkuar dyshes së qendrës Imami-Mija.

Për krahun e majtë, ku titullar mendohet të jetë Endrit Prodani, i gatshëm është edhe Ali Samake, i cili luan edhe në mesfushë, por edhe në qendër të mbrojtjes.

Po ashtu është afruar edhe Kujtim Alcani. Për krahun e djathtë kanë marrë Patrik Fetajn dhe tani synohet Erlis Frashëri, që do të kompletonte kuadrin e prapavijës.

TË TJERËT – Duke parë lëvizjet e fundit, përforcimet do të jenë më shumë nga sa u mendua në fillim, pasi është larguar thuajse i gjithë formacioni.

Jashtë vëmendjes nuk do të rrinë mesfusha me sulmin, duke dubluar çdo pozicion.

Asion Daja për mesfushën dhe Taulant Marku për sulmin nuk mjaftojnë. Më shumë blutë kanë nevojë për një qendërsulmues me kualitet.

FATJON RUPI – Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×