
Analisti Fatos Lubonja, në rubrikën “Opinion” në News24 komentoi procesin e zgjedhjes së presidentit të ri.
Lubonja u shpreh se kryeministri Edi Rama synon që të zgjedhë një figurë që i duhet atij dhe jo një president që i duhet Shqipërisë.
Gjatë intervistës Lubonja tha se opozita duhet të ishte përfshirë e gjitha në këtë proces dhe jo e përçarë, pasi kjo situatë e opozitës po përdoret nga kryeministri Rama.
“Është shumë i vështirë si proces në kuptimin nëse vërtet do të zgjidhet një president që i duhet Shqipërisë. Ajo që e ngatërron punën është se Rama ka formuluar idenë se duhet një president ndryshe nga ajo çfarë ka qenë Ilir Meta. Por hiq nja dy tre gjëra të Metës që mund të konsiderohen ndoshta si tejkaluese të Kushtetutës , qëndrimi i Ilir Metës si president në kuptimin e mbrojtjes së Kushtetutës , ka qenë një rezistencë e rëndësishme, një rol i vërtetë që duhet të mbajë një president. Pra ne na duhet një president i atillë, duke pasur parasysh se çfarë mazhorancë kemi,. Pra cili është presidentit që mund të respektojë Kushtetutën dhe jo vullnetin e mazhorancën dhe kush e merr përsipër këtë situatë, mendoj që është shumë e vështirë. Do të duhej të ishte e gjithë opozita, pra jo gjysma apo çereku në këtë proces. Mendoj që Rama po e përdor përçarjen e opozitës, për të zgjedhur një president që i duhet atij duke e shitur sikur është një president që i duhet Shqipërisë. Besoj që rezultati do të jetë një president që i duhet Ramës dhe jo Shqipërisë. Opozita duhet të ishte pjesë e procesit e gjitha, tani problemi është se është e përçarë. Ramës i duhet një fasadë që të thotë se nuk është i joni, por i duhet edhe një njeri që të mos jetë kundër tij. Kush është ai që pranon t’i vihet në shërbim?”, tha Lubonja,.
Arena e Lajmit