Objektivi i Milanit në merkato, Çelsi e jep edhe me… skonto “vere”

Dëshira e drejtuesve të “Djallit” është që Sharl de Ketelere t’i dorëzohet Piolit brenda kësaj jave, teksa ekziston edhe një plan B që çon te Hakim Zieh i Çelsit, për të cilin mund të kemi një blerje përfundimtare dhe jo më huazimin që ishte hipoteza fillestare.

Zijeh 2

Londinezët i kanë vendosur çmimin marokenit dhe thuhet se mund ta lirojmë për 10 milionë euro pavarësisht se tri vite më parë e patën blerë për katërfishin e shumës.

Lojtari paguhet 7 milionë në sezon dhe rëndon buxhetin e klubit. Trajneri Tuhel nuk e preferon, çka e ka shtyrë 29-vjeçarin t’u japë përparësi kampionëve të Italisë për të cilët thuhet se mund të ulin edhe pretendimet ekonomike.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×