E BUJSHME/ Çelsi pranë goditjes së madhe në merkato, gati oferta për yllin e Totenhemit

Një lajm i bujshëm ka ardhur nga Anglia, ku raportohet se Çelsi është e gatshme të bëjë një ofertë për të siguruar sulmuesin e Totenhemit, Herri Kejn.

KEJN 1

“Blutë” kishin shfaqur interes për anglezin që verën e kaluar, por Tomnas Tuhel zgjodhi që të afronte Romelu Lukakun.

Gjermani tashmë duket se kërkon të rikthehet dhe një herë te pista e 28-vjeçarit, por ndryshe nga sezoni i kaluar, këtë verë gjërat duken më të vështira.

Kejn është shprehur i lumtur që punon me Antonio Konten, por në të njëjtën kohë dëshiron të ofrojë më shumë trofe.

Siç raportojnë mediat angleze, nëse Totenhemi do të shesë Kejnin që këtë verë, atëherë do të shtyjë Bajernin të ofrojë një shumë të lartë, duke parë që gjermanët janë të interesuar për të.

Klubi nga Londra e Veriut nuk kërkon që të japë një sulmues si Kejn te një klub rival në Premier Ligë, sidomos te rivalët e qytetit.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×