Murinjo me ide të qarta në merkato, kërkon ribashkimin me mbrojtësin e Mançester Junajtid

Zhoze Murinjo duket se nuk ka mbarur me merkaton te Roma, ku vazhdon të kërkojë lojtarë të cilët i përshtaten skemave të tij.

bejli

Emri i fundit që ka dal në skenë është ai i Erik Bejlit. Mbrojtësi nga Bregu i Fildishtë ishte një nga transferimet e para që portugezi bëri kur u emërua në krye të stolit të “Djajve të Kuq” dhe tani kërkon të ribashkohet sërish me të në kryeqytetin italian.

28-vjeçari gjithashtu nuk është i lumtur me situatën që po kalon te Mançester Junajtid dhe do të ishte i gatshëm për një ribashkim me Murinjon te Roma.

Gjithashtu për të ka shfaqur interes edhe Milani, por duket se verdhekuqtë janë në “pole”. Gjithsesi, siç bën me dije gazetari i njohur italian, Xhianluka Di Marcio, Mançester Junajtid do ta lërë të lirë Bejlin të largohet vetëm në formën e huazimit.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×