Aksioni i Policisë te shtëpia e Ervis Martinajt, Kikia: U gjet arsenal armësh, reagimi i autoriteteve i vonuar. Kemi të bëjmë me një klan të fuqishëm

25bc3eb1 3cb0 47e5 Aaed 34812c7a81da

Aksioni i sotëm i Policisë në banesën e Ervis Martinajt, u komentua në emisionin “Open”“News 24”.

Analisti, Mentor Kikia u shpreh se aksioni është i vonuar dhe se në një zonë të banuar, gjendej një arsenal i tërë armësh, gjë që e bën më të pasigurt jetesën për qytetarët e atij komuniteti, por jo vetëm. Kikia theksoi se në rastin e Martinajt, kemi të bëjmë me një klan të mirëfilltë kriminal.

“Ka një indicie por është absurde që katër muaj pas një prej ngjarjeve më të rëndësishme kriminale, policia shkon dhe ushtron kontroll jo më thjesht atë të domosdoshëm në ambientet e një banimi të një personi të rëndësishëm të botës së krimit. Materialet e gjetura, municion, tregon që nuk flitet vetëm për një person, por një klan kriminal, që jeton brenda një kështjelle, me uniforma policie. Duhet të kemi parasysh faktin që Martinaj u deklarua i zhdukur nga familjarët. Rezulton që në kopshtin e përbashkët e familjeve gjendet një arsenal i madh armësh. Nëse do të ishte arsenali i Martinajt, nuk duhet të ishte i fshehur.

Nuk dimë arsyet se përse policia ka vonuar këtë aksion. Nëse ka patur thjesht një indicie sot, ai kontroll s’do të ishte zhvilluar. Aty u zbuluan përmasat e një grupi kriminal që tregon komprometimin e një grupi njerëzish. Ata kanë ngritur në një zonë të banuar një vend të sofistikuar. Edhe pa u rrëmbyer apo fshehur Martinaj, policia duhet të kishte shkuar atje. Padyshim që asgjë nuk është e thjeshtë, por është e pa pranueshme që policia thotë nuk futem në atë zonë, aq më tepër është e banuar”, tha Kikia.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×