Debutimi i Dibalës, Roma mposhtet në miqësore nga skuadra e Serisë B

Dibala e ka nisur me humbje aventurën me fanellën e Romës. Verdhekuqtë e Zhoze Murinjos, u mposhtën ditën e sotme nga Askoli me rezultatin 0-1 në miqësoren e zhvilluar në Trigoria.

DIBALA ROMA

Ky duel u luajt me dyer të mbyllura, teksa djemtë e Murinjos, iu dorëzuan Askolit, skuadrës që militon në Serinë B. Golin e fitores për Askolin e shënoi Boteghin në minutën e 67-të.. Një rezultat ky që i ka surprizuar të gjithë. Në fushën e blertë zbriti edhe blerja e bujshme e kësaj merkato vere, Paolo Dibala, i cili nuk arriti të linte gjurmë. Argjentinasi shpreson që ta nisë me këmbë të mbarë në ndeshje zyrtare, pasi ato miqësore nuk kanë asnjë vlerë për sa i përket rezultateve.

Roma zbriti në fushë me skemën (3-4-1-2), me Svilar në portë, Mançini, Kumbulla dhe Vina në mbrojtje, në krahë Çelik dhe Spinacola, në mesfushë Matiç dhe Bove dhe në sulm Volpato pas El Sharauit dhe Dibalës.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×