Laçi do të ketë vetëm një mungesë ndaj Petrokubit, pikërisht mesfushorin Sebastjan Spahiu, i cili u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen e parë në Moldavi.
Trajneri Shpëtim Duro vuan mungesën e alternativave në qendër të mesfushës, pavarësisht se në javët e fundit janë afruar dy lojtarë nga Tomori si Isi Manellari dhe Mario Bajramaj.
Gjasat janë që Duro të hedhë në fushë një ekip me skemën 4-2-3-1, ku përpara mbrojtjes të rreshtohen Ujka dhe Ziko, ndërsa pjesa tjetër do të jetë superofensive me lojtarë si Mazrekaj, Zarubica, Adeleke dhe Guindo.
Në mbrojtje pritet të konfirmohen Malota dhe Velkoski në qendër, si dhe Roganoviç e Turkaj nga krahët. Në portë do të jetë si zakonisht Mario Dajsinani, i cili në tri ndeshjet e para nuk ka pësuar asnjë gol dhe do të kërkojë të bëjë të njëjtën gjë edhe në takimin e nesërm në Elbasan.
Arena e Lajmit
