Stafi i ri dhe akademia, në Fier nuk e njohin merkaton/ Ja situata tek Apolonia

Apolonia do të militojë në Kategorinë e Parë për të dytin vit radhazi. Me një trajner të ri si Klevis Dalipi duket se skuadra do të marrë një fytyrë tjetër, ashtu siç shihet edhe deri tani me lëvizjet që janë bërë. Merkatoja është ende e hapur në futbollin shqiptar, por afrimet nuk shihen gjëkundi tek Apolonia.

APOLONIA

Kujtojmë se kampionati për këtë kategori fillon më 3 shtator, por ndërkohë që pjesa e lojtarëve të rinj tashmë është prioritet. Ndër vite, akademia fierake ka qenë furnizuese e ekipit të parë, ndaj dhe Apolonia sytë i ka më shumë nga të rinjtë se sa nga lojtarët me eksperiencë. Një skuadër e ndërtuar dhe e bazuar kryesisht te të rinjtë të bën të mendosh se drejtuesit fierakë mendojnë pak ose aspak për lojtarët me eksperiencë.

Faza përgatitore ka nisur dhe po vijon në Fier prej dy javësh. Dalipi bashkë me zv.trajnerin njëkohësisht drejtor sportiv Mariglen Kule, do të udhëheqin Apoloninë në sezonin e ri. Pjesë e stafit është edhe trajneri i portierëve, Blendi Vashaku. Në seancën e djeshme stërvitore është vënë re prania e përgatitësit atletik Dario Dian, që është pjesëtari i radhës i stafit bardhejeshil për sezonin e ri. Kështu, plotësohet i gjithë stafi drejtues i Apolonisë.

HILMI SALIU – Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×