Teksa Skënderbeu vazhdon përgatitjet, klubi punon edhe për kompletimin e grupit që do të militojë në Kategorinë e Parë sezonin e ri, për të synuar rikthimin menjëherë në Superiore.

Një nga lojtarët, situata e të cilit është ende e paqartë, është ajo e Elvi Berishës, që nuk u paraqit në ditën e parë të stërvitjes të klubit, për shkak se ishte i infektuar me COVID-19.
Por klubi bardhekuq nuk kërkon të humbasë kohë dhe ka lëvizur në merkato.
Bëhet fjalë për Gresild Likën, i cili sezonin e kaluar ishte pjesë e Partizanit, ku nuk pati shumë hapësira.
Gjithsej ai është aktivizuar në pesë ndeshje, me një total prej 132 minutash dhe arriti të shënonte edhe një gol në fitoren e të kuqve, 5-0, ndaj Kukësit.
Ndërsa pas përfundimit të kampionatit, Lika ndërpreu kontratën me klubin e kuq dhe tani ka dalë si një lojtar i lirë.
Burime për “Panorama Sport”bëjnë me dije se lojtari është në bisedime konkrete me Skënderbeun.
Për sulmuesin interesohen edhe skuadra të tjera nga Kategoria e Parë dhe Superiorja, por fakti që te Skënderbeu Lika mund të ketë më shumë hapësira në formacion i bën korçarët që të jenë më të avantazhuar se klubet e tjera për ta afruar.
Shtysë për të zgjedhur korçarët ishte dhe Migen Memelli në pankinën e Skënderbeut.
Gjithashtu, prania e Dritan Mehmetit në stolin e Partizanit edhe për sezonin e ri është një shtysë tjetër e madhe për Likën që të zgjedhë Skënderbeun. Në orët në vijim pritet të ketë më shumë zhvillime.
Arena e Lajmit
and then