Mbrojtës dhe sulmues, Mehmeti ‘SMS’ Partizanit: Presim afrime, ekipi do konkurrencë

Pas disa ditëve në Ti ranë, Partizani ven dosi ta lërë kryeqytetin dhe temperaturat e larta të tij dhe të spostohet në juglindje të Shqipërisë, ku temperaturat janë ndjeshëm më të freskëta dhe skuadra mund të punojë në kushte më optimale.

MEHMETI 1

Kjo është faza e dytë përgatitore e të kuqve në këtë verë, pas asaj në Slloveni në shërbim të ndeshjeve të Kupave të Europës. Nga Pogradeci, trajneri i të kuqve, Dritan Mehmeti, u prononcua dje për “News 24”, ku fillimisht foli për fazën përgatitore dhe ndeshjet miqësore.

FAZA NË POGRADEC – “Duke parë temperaturat e larta në Tiranë, kemi vendosur të vijojmë përgatitjet në qytetin e Pogradecit, kjo edhe për shkak të klimës optimale dhe ambienteve të stadiumit, që na kanë mundësuar drejtuesit e klubit të Pogradecit. Përgjatë qëndrimit dyjavor në Pogradec, kemi programuar të zhvillojmë edhe tri ndeshje miqësore me Dinamon, Bylisin dhe Teutën, të cilat pritet të na ndihmojnë në disa aspekte”.

MERKATO – Mehmeti nuk e lë pas merkaton, ku thekson se skuadra ka ende nevojë për përforcime. Mbrojtja dhe anët e sulmit janë repartet ku trajneri gjykon se skuadra ka më shumë nevojë për t’u përforcuar. “Duhet të përforcojmë sulmin dhe mbrojtjen, janë dy reparte, ku ne duhet të ndërhyjmë. Sidomos në linjat anësore të fazës ofensive na duhet të marrim lojtarë. Gjithashtu edhe në fazën mbrojtëse, për të dubluar të gjitha rolet dhe pasur konkurrencë më të madhe mes lojtarëve. Kjo padyshim ia shton cilësinë ekipit”.

OBJEKTIVAT DHE RIVALËT – Mehmeti foli edhe për objektivat dhe kundërshtarët. “Për momentin ekipet po kolaudohen. Javët e para të kampionatit do të tregojnë realisht skuadrat me pretendime. Është shumë e rëndësishme mënyra se si e zhvillon merkaton dhe mënyra se si e ndërton skuadrën.

Ne jemi në ndërtim e sipër dhe shpresoj të plotësohemi sa më shpejt të jetë e mundur. Lojtarët që janë afruar dhe lojtarët që presim të vijnë duhet të arrijnë të përshtaten, të marrin maksimumin dhe të dinë vlerën që ka klubi i Partizanit. Partizani është gjithnjë me pretendime maksimale dhe jemi të ndërgjegjshëm që na pret një kampionat i fortë në sezonin e ri”, përfundoi Mehmeti.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×